Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Projekti “Monitorimi i vaksinimit kundër tërbimit – Faza IV” (MRV-IV) për Shqipërinë financohet nga Bashkimi Europian. Projekti ka nisur në maj 2022 dhe kohëzgjatja është 30 muaj. Projekti zbatohet nga konsorciumi AGT InternationalNIRAS dhe ISZV.

Objektivi i përgjithshëm i projektit MRV-IV është të kontribuojë në çrrënjosjen e plotë të tërbimit nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor.

Qëllimet e projektit janë:
(i) të sigurojë që zbatimi i vaksinimit oral kundër tërbimit të kryhet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare;
(ii) të krijojë kapacitete mbikëqyrëse për tërbimin nga autoritetet kompetente kombëtare.
Imuniteti tek dhelpra do të arrihet me zbatimin e tri fushatave të vaksinimit oral të tyre kundër tërbimit dhe roli i projektit është të sigurojë që fushatat e vaksinimit të zbatohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për të krijuar plane vëzhguese për tërbimin, do të zbatohen një sërë veprimesh si përgatitja e strukturës konceptuale të vëzhgimit të tërbimit, mbështetje ligjore, fuqizim i kapaciteteve laboratorike, ndërgjegjësim i publikut, si dhe program intensiv trajnimi për palët e interesuara.

Megjithëse është një projekt relativisht i vogël, ai është kompleks dhe kërkon qasje shumësektoriale, bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të fortë të shumë autoriteteve kompetente kombëtare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përfituesi kryesor i projektit dhe ka rol udhëheqës për të siguruar zbatimin e tij.

 Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, pjesë e kontratës me numër CTR433-184

Projekti ne Word

Për më shumë mbi tërbimin mund të ndiqni:
Klipet per TV
Oral Rabies Vaccination – YouTube
Monitoring Rabies Vaccination – YouTube

Video animuese (perkthim)
Tërbimi ende merr jetë! – YouTube
Për të zhdukur tërbimin na duhen vaksina cilësore – YouTube
Tërbimi: Vaksino qenin tënd – YouTube
Vaksino qenin tënd — Mbro veten! – YouTube
Tërbimi mbaron ketu. – YouTube
JO ME VDEKJE NGA TERBIMI