{"id":2827,"date":"2023-05-15T08:35:19","date_gmt":"2023-05-15T08:35:19","guid":{"rendered":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/?page_id=2827"},"modified":"2023-07-21T13:49:38","modified_gmt":"2023-07-21T13:49:38","slug":"shqiperia-ne-ks-2022-2023","status":"publish","type":"page","link":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/shqiperia-ne-ks-2022-2023\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria n\u00eb KS 2022 \u2013 2023"},"content":{"rendered":"<h3>Shqip\u00ebria n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB<\/h3>\n<p>M\u00eb\u00a0 1 janar 2022 Shqip\u00ebria filloi mandatin e saj si an\u00ebtare jo e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cilin do ta ushtroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dyvje\u00e7are, deri m\u00eb 31 dhjetor 2023.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Sigurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr organet qendrore t\u00eb OKB dhe organi kryesor i vendimmarrjes bot\u00ebrore p\u00ebr trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me paqen dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Karta e OKB autorizon K\u00ebshillin e Sigurimit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb masat shtr\u00ebnguese ndaj shteteve q\u00eb shkelin normat e parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb paqes dhe siguris\u00eb, masa q\u00eb shkojn\u00eb nga vendosja e sanksioneve, deri tek autorizimi i nd\u00ebrhyrjeve me forc\u00eb ndaj tyre. Nga pik\u00ebpamja e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga t\u00eb gjitha shtetet dhe nuk k\u00ebrkojn\u00eb p\u00eblqimin paraprak t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Sigurimit p\u00ebrb\u00ebhet nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe dhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb jo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, t\u00eb zgjedhur p\u00ebr mandate dy vje\u00e7are, nga rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria sh\u00ebrben n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb OKB n\u00eb vitin 1955, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb eveniment me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h3><a href=\"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Security-Council-UN.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Prioritetet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit<\/a><\/h3>\n<p>Si an\u00ebtare e zgjedhur e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2022 \u2013 2023, Shqip\u00ebria mbetet plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar dhe me pjes\u00ebmarrjen e saj aktive ka d\u00ebshmuar qart\u00eb se i p\u00ebrket nj\u00eb kampi vlerash dhe aleancash politiko-strategjike t\u00eb konsoliduara prej vitesh, si nj\u00eb vend q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr paqen dhe stabilitetin global, duke pasur gjithmon\u00eb si prioritet rajonin, kontinentin dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ky pozicionim i yni formon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb K\u00ebshill, si p\u00ebr mandatin dyvje\u00e7ar ashtu edhe m\u00eb gjer\u00eb, duke nd\u00ebrthurur q\u00ebndrimet tona parimore p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb rendi bot\u00ebror t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla, t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb drejtat e njeriut. dhe Karta e OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit ton\u00eb ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb ruajm\u00eb q\u00ebndrimet parimore t\u00eb vendit ton\u00eb, si mbrojtja dhe zbatimi i plot\u00eb i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, promovimi i barazis\u00eb gjinore dhe avancimi i agjend\u00ebs s\u00eb grave, paqes dhe siguris\u00eb. Prioritetet tona padyshim p\u00ebrfshijn\u00eb forcimin e demokracis\u00eb dhe institucioneve demokratike si elemente themelore p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb bot\u00eb, parandalimin dhe zgjidhjen paq\u00ebsore t\u00eb konflikteve, si dhe forcimin e instrumenteve q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb vazhdimin e paqes n\u00eb vendet dhe rajonet ku ka pasur konflikt. Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb diskutimin dhe t\u00eb thelloj\u00eb angazhimin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me ndryshimet klimatike dhe sigurin\u00eb, parandalimin e radikalizimit q\u00eb \u00e7on n\u00eb terroriz\u00ebm dhe promovimin e dialogut nd\u00ebrfetar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se korrikun e vitit 2022 Shqip\u00ebria ishte objektivi i nj\u00eb sulmi kibernetik t\u00eb paprovokuar dhe t\u00eb sponsorizuar nga shteti, ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb paraqet siguria kibernetike p\u00ebr komunitetin global. M\u00eb 25 maj 2023 Shqip\u00ebria, s\u00eb bashku me SHBA-n\u00eb dhe Estonin\u00eb bashk\u00eborganizoi nj\u00eb takim t\u00eb formul\u00ebs Arria n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, t\u00eb kryesuar nga Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, kushtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe reagimit t\u00eb shteteve ndaj sulmeve kibernetike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb angazhuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e metodave t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, duke marr\u00eb presidenc\u00ebn e nj\u00eb prej organeve mb\u00ebshtet\u00ebse si\u00e7 \u00ebsht\u00eb grupi informal i pun\u00ebs p\u00ebr dokumentacionin dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera procedurale. t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit (IWG).<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e Ukrain\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpen\u00ebmbajt\u00ebse s\u00eb bashku me SHBA-n\u00eb. Q\u00eb nga fillimi i vitit 2022 Shqip\u00ebria ka luajtur nj\u00eb rol mjaft aktiv, si n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, por edhe n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme, duke e mbajtur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dominuese n\u00eb axhend\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Nj\u00eb rol i till\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur gjer\u00ebsisht dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Ukraina dhe vendet partnere.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb aktive dhe i ka kushtuar v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u00a0 \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb KS t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej rajonit ton\u00eb, Shqip\u00ebria ka pasur nj\u00eb angazhim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb dosje t\u00eb tjera rajonale si Lindja e Mesme, Siria, Jemeni, Libia, Libani, Afganistani, Irani, Koreja e Veriut, Mianmari dhe Haiti. N\u00eb vitin 2023 Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpen\u00ebmbajt\u00ebse me SHBA-n\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet humanitare p\u00ebr DPRK-n\u00eb. Gjithashtu, ne po b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb lidhje me rinovimin e mandateve, regjimit t\u00eb sanksioneve p\u00ebr vendet afrikane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h3>Mbi aktivitetin e vendit ton\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit gjat\u00eb vitit 2022<\/h3>\n<p>N\u00eb vitin e par\u00eb n\u00eb K\u00ebshill, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb pjes\u00eb e negociatave dhe vendimmarrjes s\u00eb K\u00ebshillit duke miratuar 54 rezoluta, 7 deklarata presidenciale dhe 56 deklarata p\u00ebr shtyp, mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin paqen dhe sigurin\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h3>Presidenca shqiptare e K\u00ebshillit n\u00eb qershor 2022<\/h3>\n<p>Kryesimi i K\u00ebshillit nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb qershor 2022, ka qen\u00eb nj\u00eb nga presidencat m\u00eb t\u00eb ngarkuara t\u00eb vitit ku Shqip\u00ebria, p\u00ebrve\u00e7 drejtimit me sukses t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb kalendar, arriti t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb edhe nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb saj\u00ebn duke organizuar kat\u00ebr aktivitete sh\u00ebnjuese, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb numri maksimal i aktiviteteve t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb Presidenc\u00eb. N\u00ebn drejtimin e Shqip\u00ebris\u00eb u zhvilluan <strong>46<\/strong> takime formale dhe jo formale t\u00eb K\u00ebshillit, u mor\u00ebn <strong>8<\/strong> vendime dhe u dhan\u00eb <strong>8<\/strong> deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr shtyp. Shqip\u00ebria arriti edhe nj\u00eb rekord t\u00eb ri n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb civile por edhe t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb barazis\u00eb gjinore, me <strong>19<\/strong> p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ku <strong>15<\/strong> syresh ishin gra. Si presidente e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, Shqip\u00ebria vendosi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb K\u00ebshillit \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi globale si llogaridh\u00ebnia p\u00ebr shkeljen e ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe atij humanitar n\u00eb situata konflikti t\u00eb armatosur, mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe forcimin e agjend\u00ebs gruaja, paqja dhe siguria si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb metodave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit duke organizuar disa aktivitete sh\u00ebnjuese. Tre prej k\u00ebtyre takimeve u kryesuan nga Kryeministri Rama dhe Ministrja p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet organizimi i Debatit t\u00eb Hapur t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb mbi rolin e Organizatave Rajonale n\u00eb avancimin e agjend\u00ebs GPS, tem\u00eb e cila sillej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb K\u00ebshill. Nj\u00eb tjet\u00ebr moment suksesi gjat\u00eb Presidenc\u00ebs ton\u00eb ishte dhe organizmi i nj\u00eb takimi informues mbi situat\u00ebn e grave dhe vajzave n\u00eb Ukrain\u00eb, ku mori pjes\u00eb edhe Presidenti i KE, Charles Michel.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, Shqip\u00ebria prezantoi dy deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb Angazhimeve t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta (<i>Shared Commitments<\/i>), m\u00eb konkretisht mbi situat\u00ebn e grave dhe vajzave n\u00eb Afganistan dhe Jemen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr moment q\u00eb e ve\u00e7on Presidenc\u00ebn shqiptare t\u00eb KS \u00ebsht\u00eb edhe numri i lart\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsueseve gra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb informuar K\u00ebshillin. Shqip\u00ebria vendosi nj\u00eb rekord absolut duke ftuar 15 raportuese gra p\u00ebr t\u00eb informuar K\u00ebshillin mbi tematika t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu nj\u00eb prej angazhimeve kryesore t\u00eb iniciativ\u00ebs Shared Commitments. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebria mori vler\u00ebsime jo vet\u00ebm nga vendet partnere, por edhe nga shoq\u00ebria civile, e cila e sjell si shembull Presidenc\u00ebn shqiptare p\u00ebr vendet e tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h3>Aktiviteti gjat\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb 2023<\/h3>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb takimet formale dhe jo formale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, Shqip\u00ebria ka vazhduar t\u00eb shpreh\u00eb q\u00ebndrimin e saj n\u00eb takimet formale dhe konsultime t\u00eb K\u00ebshillit mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paqes dhe siguris\u00eb, t\u00eb zhvillimit, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe llogaridh\u00ebnies, t\u00eb drejtave t\u00eb grave, t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb vendimmarrje, multilateralizmit, ndryshimeve klimatike, paqeruajtjes dhe paqend\u00ebrtimit n\u00eb zonat n\u00eb konflikt n\u00eb takimet formale dhe jo formale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ka mbrojtur interesat komb\u00ebtare si dhe mbi 30 her\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb bashkuar konferencave p\u00ebr shtyp me vendet e tjera me q\u00ebndrime t\u00eb ngjashme nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me K\u00ebshillin ka miratuar 49 deklarata publike.<\/p>\n<p><i>Sh\u00ebnim: P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi mbi q\u00ebndrimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, mund t\u00eb konsultohet faqja e Misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB \u00a0<a href=\"https:\/\/ambasadat.gov.al\/united-nations\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/ambasadat.gov.al\/united-nations\/<\/a><\/i><\/p>\n<p><i><a href=\"https:\/\/punetejashtme.gov.al\/shqiperia-ne-ks-2022-2023\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/punetejashtme.gov.al\/shqiperia-ne-ks-2022-2023\/<\/a><\/i><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB M\u00eb\u00a0 1 janar 2022 Shqip\u00ebria filloi mandatin e saj si an\u00ebtare jo e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cilin do ta ushtroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dyvje\u00e7are, deri m\u00eb 31 dhjetor 2023. K\u00ebshilli i Sigurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr organet qendrore t\u00eb OKB [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4012,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"class_list":["post-2827","page","type-page","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"translation":{"provider":"WPGlobus","version":"2.12.2","language":"al","enabled_languages":["al","en"],"languages":{"al":{"title":true,"content":true,"excerpt":false},"en":{"title":true,"content":true,"excerpt":false}}},"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/2827"}],"collection":[{"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2827"}],"version-history":[{"count":31,"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/2827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3421,"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/2827\/revisions\/3421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4012"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/51.68.177.34\/jashtme\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}