Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Gazmend Turdiu – Sekretar i Përgjithshëm

Z. Gazmend Turdiu ka marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në datën 22 korrik 2022.

Zoti Turdiu është pranuar në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë në qershor 1992 dhe që nga ajo periudhë ka shërbyer në detyra të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë zoti Turdiu ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Euroatlantik (1998-2000), Drejtor i Drejtorisë së Evropës (2003), Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Juridike dhe Konsullore (2008-2009), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme (2009-2013).

Në periudhën qershor 2001 deri shtator 2002 zoti Turdiu ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm për Koordinimin e Ndihmës së Huaj në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë.
Jashtë vendit zoti Turdiu ka shërbyer si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër (1992-1997), si dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Berlin, Republika Federale e
Gjermanisë (2003-2008).

Gjatë karrierës së tij zoti Turdiu ka qenë anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2009), President i Mbledhjes së 10-të të Shteteve
Palë të Konventës së Otava (2010-2011) dhe anëtar i Këshillit të Fondacionit të Qendrës së Gjenevës për Çminim Humanitar (GICHD) (2010 deri 2013).

Në periudhën shtator 2013 deri gusht 2019 zoti Turdiu ka shërbyer si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Sarajevë.

Pas kthimit nga detyra si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm në RCC, Gazmend Turdiu ka punuar si drejtor i Drejtorisë Rajonale dhe Vendeve Fqinje (janar 2020 – mars 2021), ndërsa nga marsi
2021 deri korrik 2022 ka punuar si drejtor i Drejtorisë së Këshillit të Sigurimit në MEPJ.

Zoti Turdiu ka lindur në 6 prill 1959. Është njohës i gjuhëve angleze dhe italiane dhe është diplomuar Inxhinier Ndërtimi në Universitetin e Tiranës në vitin 1990.

Zoti Turdiu është i martuar dhe ka dy fëmijë.