Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar  së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes (connectivity agenda) së Procesit i referohet shkëmbimeve humane (dimensioni shoqëror), bashkëpunimit ekonomik (dimensioni ekonomik) dhe bashkëpunimit politik (dimensioni politik) të rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi i Berlinit ka patur marrëveshje dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit të të rinjve dhe bashkëpunimit midis bizneseve dhe midis shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor.  Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming (implementimi  filloi me 1 korrik 2021) janë arritje të rendësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Gjithashtu u vendos të hartohet Marrëveshja Roaming midis vendeve të BP me BE-së, për uljen e tarifave roaming.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Samiti), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).

1- Samiti i Procesit të Berlinit: Mbledhjet vjetore të Kryeministrave dhe personaliteteve të tjerë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre      nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare që marrin pjesë në Proces.
2- Forumi i Shoqërisë Civile: Një platformë përmes së cilës shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor siguron kontribut në Procesin e Berlinit, duke përpunuar çështje dhe politika të rëndësishme rajonale dhe duke monitoruar progresin në realizimin e qëllimeve dhe iniciativave të Procesit. Takimet vjetore dhe të ndërmjetme, dhe një ndërfaqe konsultimi on-line, ofrojnë mundësi për procese të gjera konsultative dhe për formulimin e rekomanduar nga ekspertët të rekomandimeve të politikave për vendimmarrësit në rajon. Forumi i Shoqërisë Civile koordinohet nga Fondi Evropian për Ballkanin.
3- Forumi i Biznesit: Një forum që bashkon përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e tyre nga i gjithë Ballkani Perëndimor me ekonomistë dhe vendimmarrës të shquar nga rajoni, BE dhe Shtetet Anëtare. Forumi shërben si një platformë për shqyrtimin e sfidave dhe mundësive rajonale dhe për fillimin e iniciativave të përbashkëta.
4- Forumi Rinor: Një platformë për shkëmbim dhe dialog, ku të rinjtë, organizatat rinore, akademitë dhe vendimmarrësit nga Ballkani Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta

Tregu i Përbashkët Rajonal

Pas përfundimit të MAP-REA 2017-2020, u hartua më 2021, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), i cili po implementohet nga WB6 në bashkëpunim me RCC dhe CEFTA. Përpjekjet e Rajonit lidhur me reformimin e axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) njihen dhe mbështeten gjerësisht, përfshirë edhe Samitin e fundit të Procesit te Berlinit korrik 2021, ku liderat mbështetën përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Axhendës së Gjelbër dhe Procesit të Berlinit.

Fushat ku operon CRM

1. zona tregtare rajonale: lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve,
2. zona rajonale e investimeve,
3. zona dixhitale rajonale,
4. zona rajonale industriale dhe innovative

Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit

1. Mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të BP;
2. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike;
3. Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA.

Marrëveshjet në proces të CRM-së

1. Mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të treta;