Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

[metaslider id=”3069″]

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, zhvilloi një vizitë pune në Budapest gjatës së cilës u takua me Sekretarin e Shtetit pranë Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Levente Magyar. Në fokus të këtij takimi ishte diplomacia ekonomike, si edhe shkëmbimi i përvojës hungareze në këtë fushë.

Zëvendësministri Xhafaj kërkoi të njihej në detaje mbi transferimin e institucioneve që mbulojnë komponentët e diplomacisë ekonomike, në krahasim me rastin e Shqipërisë, dhe në funksion të përmirësimit të efikasitetit të vendit tonë në këtë fushë të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, në nivel ekspertësh u diskutua mbi bashkëpunimin në çdo fushë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, për të koordinuar më tej bashkëveprimet në konkluzionet e arritura, si dhe në çështjet e mbetura ende të papërfunduara.​