Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Margot Wallström, së bashku me ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Drejtori i Komisionit të BE Ruiz Calavera, diskutuan në Stokholm zhvillimet  në rajon dhe integrimin evropian, si pjesë e Konferencës Ministrore të nivelit të lartë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja, përfaqësuan Shqipërinë në këtë debat që u zhvillua më pak se një muaj pasi Komisioni Evropian publikoi raportet e saj vjetore për Ballkanin Perëndimor, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një javë pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të  Përgjithshme, ku vendet anëtare diskutuan rekomandimet e Komisionit.

Dedja theksoi se perspektiva evropiane është nxitëse për ndryshim në Shqipëri dhe se një marrëdhënie konstruktive me BE-në do të kontribuojë për stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor. Duhet të sigurohemi që kjo marrëdhënie të mbetet prioritet për qytetarët dhe qeveritë e BE-së si dhe për vendet e rajonit.