Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton lidhur me aktin normativ nr.13, datë 31.03.2021, për një ndryshim në Ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”.

Sipas këtij akti, pasaportat e shtetasve shqiptarë që skadojnë më datë 25 prill 2021, do të jenë të vlefshme deri më datë 30 prill 2021.

Nëpërmjet përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë, MEPJ ka informuar autoritetet përkatëse të vendeve ku ato janë akredituar.