Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zëvëndës Ministrja Megi Fino ishte pjesë e Samitit Evropian të Salzburgut të organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE) më 26 shtator 2021.

Në panelin Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor-Rrugë pa krye apo Korsi e shpejtë, ajo diskutoi mbi temën “Dinamika dhe e ardhmja e politikës së zgjerimit në hijen e Pandemisë së COVID-19” me 6 kolegë të tjerë nga rajoni dhe Austria.

Zëvëndës Ministrja Fino nënvizoi se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe gati për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE. Çdo vonesë mund të shkaktojë probleme besueshmërie për BE dhe për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ajo theksoi se integrimi në BE është fymëzim për reformat e brendshme dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fjalën e saj, Zv.Ministrja shprehu se BE po luan rol shumë të rëndësishëm në rajon, por duhet të merren vendime të rëndësishme që procesi të shkojë përpara.