Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në Forumin për Strategjinë e BE-së për Detin Baltik.

Në sesionin e dedikuar Makro-Strategjive të Bashkimit Evropian, Fino adresoi prioritetet në kuadër të Presidencës 1-vjeçare të Shqipërisë të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR).

Presidenca shqiptare do të fokusohet në disa fusha si: rinia dhe gjithëpërfshirja, turizmi dhe kultura, promovimi i procesit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, digjitalizimi, etj.

Zevëndësministrja Fino u shpreh se bashkëpunimi rajonal është një mjet thelbësor për ndërmarrjen e veprimtarive të përbashkëta politike dhe ekonomike në kuadër të Strategjisë së BE-së EUSAIR, si dhe më gjerë në drejtim të proceseve integruese evropiane.