Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit.

Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen mbi 1 mijë mësuesve që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe, në 21 vende të botës.

“Faleminderit për përkushtimin dhe sakrificën për të mbajtur gjallë gjuhën amtare tek brezi i ri”, shkruan kryediplomatja në rrjetet sociale.

Sipas Ministres Xhaçka, janë mbi 300 shkolla e kurse të gjuhës shqipe në diasporë, ku japin mësim mësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët sfidojnë kufijtë dhe bashkojnë në një gjuhë brezin e ri.