Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të 111-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka dedikuar disa fjalë kontributit dhe humanizmit të saj ndër vite.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Xhaçka ka vendosur një paralele me situatën e sotme në Afganistan, ku Shqipëria po përgatitet të presë me mijëra afganë, duke theksuar se është e krenare që vlerat e solidaritet të Nënë Terezës janë të pranishme mes shqiptarëve edhe sot.

“111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve. Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!”, shkruan kryediplomatja në postimin e saj.