Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ku theksoi se Shqipëria po përjeton një rienergjizim të procesit të integrimit dhe një vëmendje të re të institucioneve evropiane.

Ministrja Xhaçka deklaroi se ecuria e 1-vjeçare e Shqipërisë që nga hapja e negociatave është më shumë se e kënaqshme, teksa nënvizoi se institucionet e BE-së e vlerësojnë seriozitetin dhe përkushtimin e vendit tonë për procesin dhe linjëzimin e plotë me vlerat dhe parimet e BE.

“Avancimi me procesin e anëtarësimit është me rëndësi jetike për vendin tonë sepse për anëtarësimin në BE jemi të vendosur në unitet si komb e shoqëri, sepse anëtarësimi është një faktor përcaktues në suksesin e vendit përmes reformave të gjithanshme, sepse përmes saj sigurojmë zhvillimin dhe konsolidojmë partneritetin me aleatët tanë progresistë perëndimorë. Në këtë kuadër, ne mirëpresim faktin që vendet anëtare të BE dhe institucionet e saj po e trajtojnë zgjerimin si nevojë strategjike”, u shpreh ajo.

Në mbyllje të fjalës së saj, krye diplomatja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me Kryesuesen e delegacionit të BE në Shqipëri, Christine Hohmann, teksa i uroi suksese në misionin e saj të ri diplomatik.