Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zv/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, mori pjesë në një takim biznesi në Rajonin e Lombardisë, i cili u organizua nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri.

Zv/ministrja Malo vlerësoi rolin e diasporës duke theksuar se qeveria shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj në drejtim të institucionalizimit dhe ngritjes së urave të bashkëpunimit me diasporën shqiptare, si brenda dhe jashtë vendit.

“Një rëndësi të veçantë i kushtohet nxitjes së të rinjve nga diaspora për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre si nëpërmjet pjesëmarrjes në tregun e punës, duke filluar një biznes, dërguar remitanca, krijuar lidhje biznesi me kompanitë në Shqipëri ashtu edhe duke ofruar konsultime falas kolegëve dhe kompanive në vendlindje”, theksoi zv/ministrja Malo.