Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e Grupit të Punës së Expertëve Ndërqeveritarë për Standardet Ndërkombëtare të Llogaridhënies dhe Raportimit (ISAR), UNCTAD, për periudhën 1 janar 2019-31 dhjetor 2021, në zgjedhjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Nju Jork.

Angazhimi i Shqipërisë në këtë Grup Ekspertësh i shërben përmirësimit të raportimit të vendit në kuadrin e përmbushjes së Objektivave të Agjendës 2030 dhe promovimit të eksperiencave më të mira në fushën e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Zgjedhja e përfaqësuesve të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare si dhe objektivi i saj për tu bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023 dëshmojnë për mundësitë dhe kapacitetet që Shqipëria ofron në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe rolit pro aktiv të saj në to.