Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria me një grup vendesh të tjera i bashkohet Deklaratës mbi Përkeqësimin e Situatës në Venezuelë, duke nënvizuar se një zgjidhje politike mbetet zgjidhja më e mirë e mundshme ndaj përshakllezimit të situatës ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe krizës humanitare.

Shqipëria i bashkohet vendeve të tjera në përpjekjet për të ndihmuar popullin venezuelian, duke shpresuar në një tranzicion paqësor drejt demokracisë në Venezuelë.

Në vazhdim deklarata e plotë:

Ne, një grup vendesh të shqetësuara duke përfshirë anëtarët e Grupit Lima, Grupin Ndërkombëtar të Kontaktit, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, dhe të tjerë, u bëjmë thirrje të gjithë Venezuelianëve të të gjitha prirjeve ideologjike dhe lidhjeve partiake, qofshin ato civilë ose ushtarakë, për të vendosur interesat e Venezuelës mbi politikën dhe të angazhohen në mënyrë urgjente në mbështetje të një procesi të formuar dhe të nxitur nga Venezuelianët për të krijuar një qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse, e cila do ta cojë vendin në zgjedhjet presidenciale të lira dhe të drejta, sa më shpejt. Vetëm zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare nuk japin një zgjidhje politike, përkundrazi mund të polarizojnë më shumë një shoqëri tanimë të ndarë.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të Venezuelës që të marrin pjesë në një proces të tillë. Venezuelianët dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar kanë hedhur në tavolinë propozimet e tyre drejt këtij qëllimi. Një proces i tillë duhet të përfshijë aftësinë e Asamblesë Kombëtare që të kryejë funksionet e saj të plota dhe rivendosjen e pavarësisë, të Gjykatës së Lartë dhe të Këshillit Kombëtar Elektoral. Diskutimi dhe progresi i bërë në diskutimet e udhëhequra nga Norvegjia në Barbados duhet të jenë informuese në vazhdimësi.

Ne theksojmë vullnetin e të gjitha këtyre shteteve që kanë të vendosura sanksione ekonomike për të diskutuar heqjen e sanksioneve në kontekstin e zhvillimit politik.

Situata humanitare, sociale dhe politike në Venezuelë vazhdon të përkeqësohet, duke nënvizuar nevojën për një proces politik paqësor dhe gjithëpërfshirës që do të rivendosë demokracinë dhe të vendosë shtetin në rrugën e rikuperimit. Pandemia dhe sistemi publik shendëtësor i mbingarkuar i Venzuelës e kanë bërë më urgjente nevojën për t’i dhënë fund status quo-s. Ne jemi të përkushtuar në përpjekjet tona për të asistuar Venezuelianët për të përballuar pandeminë dhe krizat e mëparshme humanitare, duke u bazuar te nevoja dhe jo te lidhjet politike.

Ne bëjmë thirrje ti jepet fund të gjithë persekutimit politik dhe akteve të shtypjes. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët humanitarë, punonjësit në sektorin e shëndetësisë, gazetarët, pjestarët e komunitetit indogjen të Venezuelës, anëtarët e Asamblesë Kombëtare nën lidershipin e Juan Guido, dhe popullsia Venezueliane në tërësi janë përballur me represion në rritje në Venezuelë.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë partive politike dhe institucioneve në Venezuelë që të angazhohen me shpejtësi në / ose në mbështetje të një procesi i cili do të vendosë një qeveri tranzitore të pranuar gjërësisht, e cila do të administrojë zgjjedhjet e lira dhe të drejta presidenciale sa më shpejt dhe të vendosë vendin në rrugën drejt rikuperimit. Për një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore të krizës është e nevojshme një qeveri tranzitore për të administruar zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që asnjë kandidat të mos ketë avantazhe të padrejta mbi të tjerët.

Një tranzicion i shpejtë dhe paqësor në demokraci është rruga më efektive dhe e qëndrueshme drejt stabilitetit, rikuperimit dhe prosperitetit në Venezuelë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar popullin Venezuelian për të arritur një të ardhme demokratike të paqtë dhe të begatë.