Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takimi online me disa prej ambasadorëve shqiptarë dhe amerikanë që kanë shërbyer gjatë këtyre viteve.

Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin e diplomatëve amerikanë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se kjo marrëdhënie është e ndërtuar jo vetëm mbi interesin, por mbi një miqësi të mirëfilltë midis popullit tonë, bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta.