Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Organet konvencionale të të drejtave të njeriut janë komitete të ekspertëve të pavarur, që monitorojnë zbatimin e traktateve kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Secili prej këtyre instrumenteve ka krijuar një komitet ekspertësh për të monitoruar zbatimin e dispozitave të traktatit nga shtetet palë të tij. Disa nga traktatet plotësohen me protokolle opsionale që kanë të bëjnë me shqetësime specifike, ndërsa Protokolli Fakultativ i Konventës kundër Torturës ka krijuar një komitet ekspertësh. Secili Shtet Palë i një traktati ka detyrim të ndërmarrë hapa për të siguruar që të gjithë të mund të gëzojnë të drejtat e përcaktuara në traktat.

Ezistojnë nëntë traktate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe një protokoll opsional, nga të cilët janë krijuar 10 organe për mbikqyrjen e traktateve. Organet e traktatit përbëhen nga ekspertë të pavarur me kompetenca të njohura në të drejtat e njeriut, të cilët emërohen dhe zgjidhen, për mandate katër-vjeçare të rinovueshme, nga shtetet palë.

Shqipëria ka një bashkëpunim shumë të mirë me Organet konvencionale të të drejtave të njeriut dhe ka raportuar, se fundi, gjatë vitit 2020 dhe 2021 për CCPR, CSCR, Konventa e OKB-së Kundër Torturës dhe Vuajtjeve të Tjera ose Trajtimit Mizor, Jonjerëzor a Degradues, CERD dhe CEDAW.

Komiteti për eliminimin e diskriminimit racor (CERD) monitoron zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit Racor (4 Janar 1969);
Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (CESCR) monitoron zbatimin e Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (3 janar 1976);
Komiteti për të Drejtat e Njeriut (CCPR) monitoron zbatimin e Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe protokollet e tij opsionale (23 Mars 1976);
Komiteti për eliminimin e diskriminimit ndaj grave (CEDAW) monitoron zbatimin e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (1979) dhe protokollin e saj opsional (3 shtator 1981);
Komiteti Kundër Torturës (CAT) monitoron zbatimin e Konventës kundër Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese (26 Qershor 1987);
Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve (CRC) monitoron zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve (2 Shtator 1990) dhe protokollet e saj opsionale (12 shkurt 2002);
Komiteti për Punëtorët Migrantë (CMW) monitoron zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punonjësve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre (1 korrik 2003);
Nënkomiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese (SPT) i krijuar në bazë të Protokollit Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT) (22 qershor 2006) viziton vendet e paraburgimit për të parandaluar torturat dhe të tjera trajtime ose dënime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese;
Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD) monitoron zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (3 maj 2008);
Komiteti për Zhdukjet e Detyruara (CED) monitoron zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja e Detyruar (23 Dhjetor 2010);