Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me homologun e saj maltez, Evarist Bartolo.

Dy ministrat e jashtëm shkëmbyen mendimet e tyre lidhur me agjendat e vendeve përkatëse në OKB, veçanërisht sa i përket anëtarësisë sonë të ardhshme në Këshillin e Sigurimit.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për agjendën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë në përpjekjet dhe hapat e vendit tonë, drejt mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.