Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Në një postim në Twitter, Ministrja Xhaçka e cilësoi Sassolin si një kampion të vlerave evropiane, një president të shquar dhe një mik të dashur të Shqipërisë.

“Shumë e trishtuar nga humbja e papritur e Presidentit të PE, David Sassoli, një kampion i vlerave evropiane, një president i shquar dhe një mik i dashur për Shqipërinë. Ne vajtojmë këtë evropian të shquar dhe krenar”, shkroi ministrja Xhaçka në postimin e saj në Twitter.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, pasi ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.