Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të 245-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Xhaçka shpreh mirënjohjen për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për të ndryshuar për më mirë rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

“245 vjet më parë 4 korriku u bë simbol i shpresës për të gjithë ata që besuan në liri dhe demokraci! 245 vjet më vonë, ne jemi krenarë për aleancën dhe mirënjohës për gjithçka që keni bërë për të ndryshuar për më mirë rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë SHBA”, shkruan kryediplomatja shqiptare në postimin e saj.