Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Greqinë e cila feston 200-vjetorin e ditës së pavarësisë.
Ministrja Xhaçka i ka shprehur urimet më të sinqerta homologut të saj grek, Nikos Dendias, si dhe popullit e qeverisë të shtetit fqinj.
Kryediplomatja Xhaçka shprehu gatishmërinë e saj për një angazhim të mirëfilltë në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.