Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në Ditën e Fiter Bajramit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët musliman.

Ministrja Xhaçka i uroi besimtarëve festën e Bajramit si dhe lutje të pranuara gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shprehur mirënjohje për vlerat e besimit, solidaritetit dhe tolerancës në shoqërinë shqiptare.

“Gëzuar Fiter Bajramin! Qofshin të pranuara lutjet dhe sakrifica juaj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Mirënjohje për vlerat e besimit, solidaritetit dhe tolerancës që përcillni në shoqërinë shqiptare.