Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Yair Lapid.

Ministrja Xhaçka shprehu vullnetin për të punuar së bashku me palën izraelite, teksa Shqipëria përgatitet të zërë vendin e saj në KS për 2022-2023; për të avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

“Kënaqësi që patëm rastin të diskutonim bashkëpunimin tonë. Ne e vlerësojme marrëdhënien që kemi me Izraelin dhe popullin hebre dhe mirëpresim të forcojmë bashkëpunimin në të mirën e përbashkët”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.