Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Ministrja Xhaçka vlerësoi përpjekjet e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, u shpreh kryediplomatja në rrjetet sociale.