Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në takim zv.ndihmës sekretarin amerikan të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e SHBA për vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor.

Njëherësh ajo theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.

Takimi i ministres Xhaçka me z.Eskobar erdhi pak orë pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA, ku mori pjesë në takimet që kryeministri Rama pati në Detroit dhe Neë York, fokusuar kryesisht në mikpritjen që Shqipëria i bëri 2 400 shtetasve afganë, thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit si dhe zgjerimin e investimeve amerikane në Shqipëri.