Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes.

Ministrja Xhaçka dhe Ndihmës Sekretarja Noyes diskutuan mbi partneritetin e fortë Shqipëri-SHBA dhe bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen mes dy vendeve.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh krenare për rolin e Shqipërisë në strehimin dhe transferimin e afganëve dhe për ndihmën e dhënë ndaj tyre.