Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmin tragjik ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara, në Republikën Demokratike të Kongos, ku si pasojë humbën jetën ambasadori italian, Luca Attanasio dhe dy persona të tjerë.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Ministrja Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjes së ambasadorit italian dhe familjeve të dy viktimave të tjera.

“Ngushëllimet dhe solidariteti im i thellë shkon për kolegët tanë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë”, shkruan Kryediplomatja Xhaçka në rrjetet sociale.