Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në Ministerialin e Paqeruajtjes së Kombeve të Bashkuara në Seul, që u mbajt online më datat 7-8 dhjetor.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se me politikat e ndjekura gjatë dy dekadave të kaluara, Shqipëria është bërë një kontribuese aktive e çështjeve të sigurisë ndërkombëtare.

“Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit 2022-2023, Shqipëria synon të kontribuojë në promovimin e paqes dhe sigurisë përmes zgjidhjes së krizave aktuale, zgjidhjes paqësore të konflikteve dhe ndërmjetësimit”, u shpreh Zëvendësministrja Fino në fjalën e saj në Ministerialin e sivjetshëm të Paqeruajtjes të OKB-së në Seul