Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet Raportin pozitiv të Komisionit Evropian i cili propozon të liberalizojë lëvizjen për qytetarët e Kosovës.

Kjo është një ditë e shënuar për Kosovën e qytetarët e saj dhe një vlerësim i punës dhe vizionit politik të qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj në përmbushje të kushteve të vëna nga Komisioni Evropian, përfshirë ratifikimin e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit të organizuar.

Ky vendim i jep fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe është një mundësi më shumë për të rinjtë të përfitojnë nga lëvizja e lirë.

Dita e sotme e sjell gjithë rajonin më pranë Bashkimit Evropian.