Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MEPJ informon qytetarët shqiptarë: Aplikoni, për zgjatjen e statusit të qëndrimit në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të tyre të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE