Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me masat që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë ndaj Rusisë, për veprimet e kësaj të fundit kundër SHBA dhe aleatëve të saj.

Ministrja Xhaçka deklaroi se Shqipëria i mbështet plotësisht këto masa, duke i cilësuar si proporcionale dhe të drejta.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj që shkojnë kundër sistemit të bazuar në rregulla dhe kërcënojnë sigurinë tonë”, u shpreh ajo.