Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

TË DHËNA SHKURT MBI MAROKUN

Maroku, zyrtarisht Mbretëria e Marokut ndodhet në Afrikën Veriperëndimore. Maroku ka një popullsi prej mbi 33.8 milion dhe një sipërfaqe prej 710.850 km2. Forma qeverisëse është monarki kushtetuese me një parlament të zgjedhur. Monedha zyrtare është dirham maroken (MAD).

PËRMBLEDHJA
Marrëdhëniet të hershme me Mbretërinë e Marokut, janë vendosur më 11 shkurt 1962. Pala jonë i mbulon marrëdhëniet me Mbretërinë e Marokut nga Ambasada në Madrid, ndërsa pala marokene na mbulon nga Ambasada e saj në Romë. Shqipëria ka tërhequr njohjen ‘de facto’ të Republikës Arabe Demokratike Sahariane në janar 2005, në favor të palës marokene.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE
Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të dyja palët kanë shprehur vullnetin e tyre të mirë për të bashkëpunuar, veçanërisht në fushën e tregtisë. Kuadri ligjor midis të dy vendeve është ende i brishte dhe ka vend për tu zgjeruar. Vizita e fundit e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme SH.T.z Ditmir Bushati ishte në datën 5 Tetor 2015, në Marok. Ndërsa nga pala marokene vizita e fundit ishte ajo e zv. Ministres për Punët e Jashtme, znj. Latifa Akharbach në Tiranë, 19 prill 2010.

TREGTIA DHE INVESTIMET DYPALËSHE
Shkëmbimet tregtare me Marokun janë modeste. Për vitin 2016, volumi tregtar i shkëmbimeve me Marokun ka qenë 2 milionë Euro. Nga këto 500 mijë Euro janë importet dhe 1.5 milionë Euro janë eksportet. Mallrat kryesore të importuara nga Maroku gjatë vitit 2013 kanë qenë: peshk i konservuar, i tharë apo i kripur, veshmbathje, pajisje telefonike. Mallrat kryesore të eksportuara drejt Marokut gjatë vitit 2013 kanë qenë: xeherore dhe koncentrat kromi; bimë medicinale; motorë dhe pjesë motorike.

Lidhur me bizneset marokene në Shqipëri, në vendin tonë ushtrojnë veprimtari ekonomike 5 kompani marokene në fusha si: tregti, ndërtim, tekstil, shërbime, por vlera e kapitalit të investuar është e ulët