Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRI HOLANDË

Mbretëria e Holandës ndodhet në pjesën veri perëndimore të Evropës dhe ka një sipërfaqe rreth 41 528 km². Holanda kufizohet nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim, Gjermania në lindje dhe Belgjika në jug. Kryeqyteti i Holandës dhe qyteti më i populluar është Amsterdami.

Forma qeverisëse ёshtё Monarki Kushtetuese parlamentare. Në Holandë fuqia politike e mbretërisë ёshtё kryesisht ceremoniale. Holanda është vend anëtar i BE-së që nga 1 janari 1958.

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë  dhe Mbretërisë së Holandës janë vendosur më 17 nëntor 1970. Pas viteve 90-të me ndryshimin e sistemit politik  në Shqipëri, kontaktet me Holandën u shtuan në të gjitha nivelet, në fushat me interes të ndërsjelltë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë është hapur në vitin në 24 shkurt 1997.

MARRËDHËNIET BILATERALE

Mbretëria e Holandës ndër vite është prezente në Shqipëri, nëpërmjet asistencës dhe programeve të ndryshme si: Programi i Trajnimit Matra për Shtetin Ligjor (MRLTP) financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës; Holanda gjithashtu është një nga tre vendet që po udhëheq misionin gjyqësor Euralius, etj. Përsa i përket integrimit evropian, duke i qëndruar qasjes së saj “Strict and fair”, Holanda ka mbështetur hapat që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë procesit të reformave në vitet e fundit si dhe ka konfirmuar qëndrimin e saj për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në.

Gjatë viteve të fundit marrëdhëniet politike me Holandën janë intensifikuar ndjeshëm. Vizitat e fundit në nivel MPJ janë realizuar në vitin 2019. Më 17 janar 2019 Ministri i Punëve të  Jashtme  të Holandës, z. Stef Blok viziton vendin tonë, ndërsa më 6 qershor 2019, Ministri n.d. për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj vizitoi Holandën. Më 10 nëntor 2021 Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Tiranën për të rikonfirmuar qëndrimin mbështetës të Holandës për hapjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.