Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRI – BELGJIKË

Mbretëria e Belgjikës, është një vend në Evropën Perëndimore. Kufizohet me Holandën në veri, Gjermaninë në lindje, Luksemburgun në juglindje, Francën në Jugperëndim dhe Detin e Veriut në veriperëndim. Ai mbulon një sipërfaqe prej 30,689 km2 (11,849 mi katrorë) dhe ka një popullsi prej më shumë se 11.5 milion, duke e bërë atë vendin e 22-të më të dendur në botë dhe vendin e 6-të më të dendur në Evropë, me një dendësi prej 376 për katror. kilometër (970/sq mi). Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Brukseli; qytete të tjera të mëdha janë Antwerp, Ghent, Charleroi, Liège, Bruges, Namur dhe Leuven.

Belgjika është një shtet sovran dhe një monarki kushtetuese federale me një sistem parlamentar.

MARRËDHËNIET BILATERALE

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Belgjikës u vendosën në vitin 1924. Ato vazhduan në periudhën e Mbretit Zogu, për t’u ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas në mënyrë sporadike pas vitit 1945.

Megjithatë, vetëm pas viteve 90 mund të flitet për zhvillim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat me përfitim të ndërsjellë – politike, ekonomike, sociale, kulturore, njerëzore, konsullore, ushtarake e të tjera.

Marrëdhëniet dypalëshe politike me Belgjikën cilësohen si të shkëlqyera. Belgjika ka mbështetur vazhdimisht dhe pa rezerva proceset demokratike dhe reformuese në vendin tonë, integrimin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike, Pavarësinë e Kosovës dhe në aspekte të tjera. Belgjika ka ofruar gjithashtu mbështetjen e saj për Shqipërinë në lidhje me dhënien e statusit kandidat në BE.

Vitet e fundit, këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më të avancuar, pasi Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat i mundshëm në BE. Po kështu, prania gjatë katër viteve të fundit e kësaj Ambasade që mbulon konkretisht marrëdhëniet dypalëshe me Belgjikën ka ndikuar pozitivisht në ngritjen dhe intensifikimin cilësor të këtyre marrëdhënieve.

Shqipëria dhe Belgjika kanë forcuar më tej bashkëpunimin e tyre edhe në kuadrin e organizatave shumëpalëshe dhe në operacione të ndryshme paqeruajtëse në shumë pjesë të botës – Irak, Afganistan, Bosnje-Hercegovinë dhe gjetkë.

Një fushë tjetër e këtij mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë ka qenë edhe mbështetja e ndërsjellë për kandidaturat e rëndësishme.

Dëshmi të qarta të nivelit brilant të këtyre marrëdhënieve janë vizitat e shumta të nivelit të lartë – Kryetar Shteti/Qeveria, Ministri i Jashtëm dhe nga drejtues të tjerë të institucioneve të pavarura e të tjerë. Pas vendosjes së qeverisë së re pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2014, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve u takuan në kuadër të Sesionit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork shtatorin e kaluar.