Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRI – GJERMANI

Gjermania shtrihet në një sipërfaqe prej 357, 386 km2 dhe është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian, me mbi 81 milion banorë. Kryeqyteti dhe metropoli më i madh që nga ribashkimi i Gjermanisë Lindore me atë perëndimore në 3 tetor 1990, është Berlini. Gjuha zyrtare është ajo Gjermane dhe besimi fetar dominues është feja e Krishterë.

Republika Federale Gjermane ka qenë një nga vendet themeluese të Komunitetit Ekonomik të Evropës në 1957 dhe të Bashkimit Evropian në vitin 1993.

Gjermania është një Republikë Federale Parlamentare e përbërë nga 16 shtete (ose Lande), në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Pushteti Legjislativ ushtrohet nga Bundestag dhe Bundesrat.  Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO, G&7, G20 dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim). Statusi i kreut të qeverisë theksohet si një figurë kryesore. Kreu i shtetit është Presidenti Federal por ky rol është më shumë ceremonial sepse kreu i qeverisë dhe figura politike udhëheqëse është Kancelari.

Si një lider global në disa sektorë teknologjik industrialë, Gjermania është eksportuesi dhe importuesi i tretë më i madh në botë i mallrave. Një vend i zhvilluar me një standard shumë të lartë jetese, ajo mbështet një sistem të kujdesit social dhe kujdesin shëndetësor universal, mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin falas në universitetet publike.

 

PËRMBLEDHJE

Shqipëria dhe Gjermania kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në 18 Maj 1922. Që prej 2 tetorit 1987 kur Shqipëria dhe Republika Federale e Gjermanisë lidhën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike, të dy vendet kanë treguar një dëshirë të madhe dhe vullnet të fortë për të rritur bashkëpunimin dypalësh.

Nga momenti kur Shqipëria u fut në procesin e demokratizimit në 1991, partneriteti mes dy vendeve është forcuar gjithnjë e më shumë. Gjermania e konsideron Shqipërinë si një aktor kyç që luan një rol parimor, dinamik dhe stabilizues në Rajonin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria vlerëson shumë asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë në reformat e brendshme siç është reforma në drejtësi dhe gjithë mbështetjen që Gjermania ka treguar lidhur me hapjen e negociatave me BE dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis BE dhe Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të vitit 2022. Gjermania është një nga partnerët më të ngushtë i cili në vazhdimësi mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të avancuar drejt procesit të Integrimit Evropian duke treguar gjithashtu një qëndrim permanent në mbështetje të zgjerimit të BE.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Marrëdhënia Gjermani-Shqipëri është e udhëhequr nga një shpirt partneriteti. Gjermania promovon dhe mbështet stabilitetin, demokracinë, zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe rajon duke mbështetur proceset transformuese. Në vitin 2018, vendet tona festuan 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhënia dypalëshe vlerësohet shumë e mirë dhe e shtrirë në të gjitha fushat.

Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë ka qënë i shpeshtë gjë e cila ka ndikuar në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve bilateral. Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama, ka vizituar disa Gjermaninë (2017, 2018, 2019, Janar 2020). Me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtarë në Republikën Federale të Gjermanisë 10-12 Prill 2022. Ish-Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, ka vizituar Shqipërinë dy herë: një vizitë më 8 korrik 2015 dhe vizita tjetër në 14 shtator 2021. Gjatë muajve të parë të vitti 2022, Ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane, znj.Anna Louhrmann (17-18 Janar 2022) dhe z.Manuel Sarrazin, i Dërguari Special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor (16-18 Mars 2022) kanë vizituar Shqipërinë.

Të dy vendet zhvillojnë konsultime të rregullta politiko – diplomatike në Berlin dhe Tiranë. Konsultimet e fundit diplomatike, për shkak të kufizimeve të imponuara nga situata me COVID – 19, u zhvilluan në 14 tetor 2020, në formatin online. Raundi i fundit i konsultimeve politiko-diplomatike u zhvillua në Tiranë, më 4 Nëntor 2021.

Një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet biletarale gjatë muajve të parë të vitit 2022 ishte miratimi në Bundesrat i Marrëveshjes për Njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, e cila u nënshkrua më 12 prill 2022, në Tiranë dhe pritet të hyjë në fuqi në qershor 2022.

Shqipëria dhe Gjermania kanë bashkëpunuar ngushtësisht në kuadrin e organizatave ndërkombëtare ku ato bëjnë pjesë, përfshi mbështetjen e ndërsjelltë për një vend antar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Gjermania për përiudhën 2019-2020 dhe Shqipëria për përiudhën 2022-2023) dhe mbështetja e kandidaturës gjermane për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së.

Marrëdhëniet midis parlamenteve të dy vendeve gjithashtu kanë qenë mjaft intensive, përfshi shkëmbimin e vizitave të niveleve të larta parlamentare dhe angazhimin e Bundestag-ut gjerman në mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjermania është në favor të ekzaminimit të kujdesshëm të reformave të nevojshme në udhëtimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE nëse ato po realizohen ashtu siç duhet. Gjermania mbështet rolin e Shqipërisë në procesin e Berlinit si një lider aktiv në një marrëdhënie të paqtë dhe fqinjësi të mirë, të ndërlidhur me një agjendë dinamike si dhe vendosjen e Zonës Ekonomike Rajonale.