Më 2 mars 2018 u zhvillua eventi i prezantimit të Programit “Angazhimi i Diasporës shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”, iniciativë kjo e iniciuar në bashkëpunim midis MEPJ-së dhe Zyrës së IOM-të në Tiranë.
Në këtë takim morën pjesë zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, Ambasadori italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, përfaqësues të IOM-të si edhe Kooperacionit Italian në Tiranë i cili është dhe donatori i këtij programi.
Gjatë fjalës së tij, z. Xhafaj vuri në dukje rëndësinë e zbatimin të projekteve konkrete të cilat përfshihen në këtë Program si edhe rolin e MEPJ-së në zbatimin e projekteve inovative dhe me fokus dimensionin ekonomik por jo vetëm.
Sipas tij, MEPJ do të vijë angazhimin e saj maksimal për zbatimin e projekteve të tilla si ofrimi i trajnimeve online për përfaqësitë shqiptare për angazhimin e Diasporës shqiptare dhe diplomacinë ekonomike; zhvillimi i konceptit dhe lançimi i platformës Connect Albania për nxitjen e investimeve dhe paketave informuese; mbështetja për ngritjen e kapaciteteve njerëzore; sigurimi i mbështetjes për aktivitete në terren përfshirë workshops; angazhimi pranë çdo misioni apo përfaqësie të shtetit shqiptar jashtë vendit të figurave të spikatura nga Diaspora jonë, si promovues natyralë të vendit dhe vlerave të Shqipërisë.