Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

1. Konventat mbi të drejtat e njeriut në kuadër të OKB-së.

Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, (aderuar më 1991).
Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (aderuar me ligjin nr.7511 datë 08.08.1991).
Konventa për të Drejtat e Fëmijës (ratifikuar me ligjin nr.7531 datë 11.12.1991).
Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (Aderuar me ligjin nr.7767, datë, 09.11.1993).
Konventa kundër Torturës, Trajtimeve të Egra Çnjerëzore dhe Degraduese (aderuar me me ligjin nr. 7727, datë 30.06.1993.
Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial, (aderuar më 1994).
Konventa, “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre” (aderuar me ligjin nr. 9703, datë 02.07.2007).
Konventa e OKB-së “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë”, (ratifikuar me ligjin nr.9802, datë 13.09.2007).
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ratifikuar me ligjin 108/2012).
2. Protokollet Opsionale të Konventave ndërkombëtare në kuadër të OKB-së, ku Republika e Shqipërisë është palë

Protokolli Opsional i Konventës Kundër Torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues (ratifikuar me ligjin nr.9094, datë 3.07.2003).
Protokolli Shtesë i Konventës kundër Diskriminimit ndaj Grave (ratifikuar me ligjin nr. 9052 datë 17.4.2003.
Protokolli Opsional “Mbi shitjen e Fëmijve, Prostitucionin me Fëmijë dhe Pornografinë” (aderuar me ligjin nr. 9834, datë 22.11.2007.
Protokolli Opsional “Mbi Përfshirjen e Fëmijve në Konfliktet e Armatosura (aderuar me ligjin nr. 9833, datë 21.12.2007).
Protokolli Opsional mbi procedurat e komunikimit
Protokolli Opsional i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (aderuar 4 tetor 2007).
Protokolli i Dytë Shtesë i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (aderuar me ligjin nr.9726, datë 7.05.2007).

3. Mbrojtja e pakicave kombëtare

Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” është nënshkruar nga Republika e Shqipërisë më 29.06.1995, ratifikuar me ligjin nr. 8496 datë 3.06.199 dhe ka hyrë në fuqi me 01.01 2000.