Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pas shumë bisedimesh, kompania ajrore prestigjioze ‘Air France’ ka vendosur të fillojë fluturimet direkte Paris-Tiranë.

‘Air France’ do të nisë fluturimet 2 herë në javë nga aeroporti ‘Charles-de-Gaulle’.

Ndërsa ‘Transavia’, i cili është është filial i ‘Air France’, do të fluturojë 3 herë në javë ‘Paris-Tiranë’ nga Orly, aeroporti tjetër i Parisit.

Nga ana tjetër, WizzAir fluturon 3 herë në javë drejt aeroportit Beauvais, numri i të cilave mund të shtohet gjatë muajve të verës.

Që prej marsit 2022, WizzAir ka filluar fluturimet Tiranë-Nice dhe nga shtatori do të vendosë edhe linjën Tiranë-Lyon.