Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

[metaslider id=”2398″]

 

Ju faleminderit për organizimin e këtij takimi.

Është gjithmonë një kënaqësi të vij sërish këtu e të jem mes miqve që njohin rajonin dhe kanë kontribuar për stabilitetin dhe demokracinë në rajonin tonë të paqëndrueshëm.

Ky vit shënon 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe ashtu si edhe ju me të drejtë nënvizuat pak më parë, Sekretari Kerry zhvilloi një vizitë në Shqipëri për të shënuar këtë ngjarfje, në një ditë simbolike, më 14 shkurt.

Gjatë njëzet e pesë vitet të shkëlqyera të marrëdhënieve, asistenca e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin, të ashtuquajtur Evropë e Adriatikut. Më pëlqen ta quaj në këtë mënyrë. Ky rajon është sot në paqe dhe kjo është arritur kryesisht falë ndihmës së SHBA dhe angazhimit amerikan në rajon. Në qoftë se dy dekada më parë, Ballkani është përballur me sfida të ndryshme dhe SHBA së bashku me BE kanë ndihmuar rajonin tonë të stabilizohet, sot ne po përballemi me tërësinë e sfidave të tjera si sundimi i ligjit, krimi i organizuar, korrupsioni, linjëzimi i pikëpamjeve dhe pozicioneve me BE-në dhe NATO-n, radikalizmin, luftën kundër dhunës, ekstremizmit. Të gjithë këto elemente bëjnë thirrje për vepim të koordinuar dhe për bashkëpunim rajonal.

Gjatë vizitës time në Uashingtonin, prillin e kaluar, u prita nga sekretari Kerry dhe nënshkruam marrëveshjen për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një dokument shumë interesant që dëshirojmë ta promovojmë sa më shumë të jetë e mundur sepse linjëzon bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.

Sonte dëshiroj të ndaj me ju disa mendime dhe shkëmbime pikëpamjesh mbi progresin e bërë drejt anëtarësimit në BE. Kemi marrë statusin e vendit kandidat që prej qershorit të vitit 2014, i cili është një hap përpara i vendit për t’u ulur në tryezën e pranimit dhe hapjes së diskutimeve me Bashkimin Evropian. Nuk është aspak një surprizë për të gjithë ju që keni punuar për rajonin ose si pjesë e tij që SHBA kanë luajtur rolin e një guri mbështetës për pranimin në BE të vendeve të Ballkanit , dhe Shqipëria nuk është një përjashtim në këtë drejtim. Partneriteti strategjik që kemi nënshkruar e ndihmon Shqipërinë dhe manovron përpjekjet tona në këtë drejtim sidomos në projekte lidhur me sundimin e ligjit dhe implementimin e këtyre programeve.

Aspekti i dytë i diskutimit të sotëm ka të bëjë me partneritetin strategjik mes vendeve tona një vit pas nënshkrimit të këtij dokumenti. Fushat dhe frontet  e mbi të gjitha frontet ndërkombëtare në të cilat kemi bashkëpunuar deri me sot.

Së treti është një shkëmbim pikëpamjesh mbi mjedisin e sigurisë Evropiane në të cilin në gjendemi sot.

Pata rastin të diskutoj me disa prej jush përpara se të nisnim këtë darkë. Kur isha këtu para gjashtëmbëdhjetë muajsh menyja e diskutimeve ishte e ndryshme nga kjo e ditëve të sotme. Në atë kohë fokusi ynë kryesor ishte mbi aneksimin e paligjshëm të Krimesë, ndërsa sot diskutimet janë të fokusuara mbi rajonin, mbi krahun jugor të Afrikës veriore dhe mënyrën sesi kjo po ndikon mbi arkitekturën e sigurisë, emigracionin i cili fatkeqësisht ka transformuar politikat e zgjerimit dhe ka bërë që zgjerimi shumë i nevojshëm në Ballkanin perëndimor të jetë si një çështje të dorës së dytë. Gjithashtu, flasim dhe për lindjen e ekstremeve në ditët e sotme, mbi të gjitha në Evropë, ku përdoret pak apo shumë e njëjta retorikë si në vendet e tjera të cilat jo domosdoshmërish ndajnë të njëjtat vlera dhe objektiva si ne. Teksa flasim sot, përballemi me radikalizmin, luftën kundër ekstemizmit të dhunshëm dhe parandalimin e këtij të fundit në shoqëritë e paqëndrueshme.

Pra, menyja është shumë më e pasur. Ne sot flasim për sigurinë energjetike dhe konfirmoj se kjo shtëpi po punon fort për të riafirmuar lidhjet trans-Atlantike  dhe mbi të gjitha duke u mbështetur në faktin se në pak muaj do të takohemi për të marrë vendime të rëndësishme. Pra, këto janë disa nga temat të cilat unë do të doja të diskutonim se bashku sonte me shpresën se do të jetë një bisedë miqësore.