Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Të dashur kolegë,

Zonja dhe zotërinj,

Vaclav Havel një herë ka thënë se: “Shpresa nuk është bindja se diçka do të dalë mirë, por siguria se diçka ka kuptim, pavarësisht se si ajo del.”

Pas pak minutash do të nënshkruajnë Marrëveshjen për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Nënshkrimet tona sot kanë një kuptim dyfishtë. Së pari, ata tregojnë vullnetin tonë të fortë politik për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet mes vendeve tona. Së dyti, ata përfaqësojnë një mënyrë të re të të menduarit dhe vepruarit në Ballkanin Perëndimor.

Larg nga të qenit një qasje e një “praktike rutinore”, nënshkrimi i Marrëveshjes shënon një hap në drejtimin e duhur drejt ndërtimit të një rajoni të begatë, të bazuar mbi projekte reale me rezultate konkrete në të mirën e qytetarëve tanë.

Pra, nuk kemi vetëm shpresën se Fondi i Ballkanit Perëndimor do të funksionojë, por jemi të bindur se ai ka kuptim.

Krijimi i Fondit të Ballkanit Perëndimor nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Ndërkohë që vendet e rajonit tonë janë të gjitha duke punuar drejt anëtarësimit në BE, ky Fond do të lehtësojë mundësitë për bashkëpunim për projekte të orientuara ndërkufitare.

Fondi i Ballkanit Perëndimor që po krijojmë është i bazuar në modelin e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, një histori suksesi me 15 vjet përvojë.

Përpjekjet tona gjatë këtij viti hapën rrugën për arritjen e konsensusit në lidhje me statutin, marrëveshjen për vendin pritës dhe kontributin vjetor të çdo vendi.

Fondi i Ballkanit Perëndimor do të ketë selinë e tij në Tiranë dhe Drejtori Ekzekutiv i parë i tij do të jetë një diplomat shqiptar.

Kjo është hera e parë që vendi im do të ketë selinë e një mekanizmi të tillë të rëndësishëm të zhvillimit dhe në emër të qeverisë së Shqipërisë dëshiroj të ritheksoj angazhimin tonë maksimal në përmbushjen me sukses të përgjegjësive që Fondi gjeneron.

Kemi bindjen se zotërojmë atë cka duhet për ta shndërruar Fondin e Ballkanit Perëndimor në një qendër projektesh për të mirën e qytetarëve dhe shoqërive tona.

Më lejoni të përfitoj nga kjo mundësi për të siguruar partnerët tanë se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të bërë FBP një histori suksesi.

Me këtë rast, në emër edhe të kolegëve të Ballkanit Perëndimor, dëshiroj të falënderoj Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Qeveritë e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ministrin Lubomir Zaorálek për inkurajimin dhe mbështetjen e e tyre të vazhdueshme.

Faleminderit për vëmendjen.