Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Të nderuar kolegë deputetë,

Jemi përballë një çasti të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë. Në më pak se tre javë Vendet Anëtare të BE-së do të japin vlerësimin e tyre në lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE.

Natyrisht që Shqipëria vjen këtu pas një rrugëtimi të mundimshëm. Lindja e Shqipërisë shtet, dalja nga komunizmi, shpallja dhe garantimi i pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, përbëjnë vetëm disa prej momenteve më thelbësore të “rikthimit” të kombit shqiptar drejt civilizimit perëndimor.

Ismail Kadare me të drejtë e ka analizuar këtë raport duke thënë se “Evropa për disa shekuj rrjesht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë as Ballkani nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Evropa. Por, largësia e brendshme mendore e shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi. Pyetjes se ç’është Evropa për Shqipërinë do t’i përgjigjesha: vetvetja, ose gjithçka. Dhe do të shtoja, ndoshta, fjalët: gjendja e natyrshme e Shqipërisë. E vetmja.”- thotë Ismail Kadare.

Vështruar në këtë kontekst, pa frikë mund të thuhet se jemi në një moment të veçantë të procesit të integrimit Europian, që nuk është gjë tjetër veçse një rrugëtim drejt vetvetes.

Pikërisht tani, më shumë se kurrë, Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i japë një mesazh opinionit publik dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.See kemi kuptuar qartë votën e qytetarëve shqiptarë në 23 Qershor 2013.

Si një vote që i ka dhënë shumicës sonë mandatin për të qeverisur dhe për të drejtuar vendin, duke krijuar, në të njëjtën kohë, një mjedis gjithpërfshirës që respekton të drejtat e pakicës. Njëkohësisht, nëpërmjet kësaj vote, pakica ka mandatin për të bërë opozitë, duke kontribuar në procesin e integrimit Europian.

Teksti i Rezolutës së sotshme është produkt i një punë të përbashkët sikundër janë edhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në procesin e transformimit dhe afrimit të saj me familjen Europiane.
Gjej rastin të përgëzoj në veçanti Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme, Znj. Dade dhe Kryetaren e Komisionit të Integrimit Europian, Znj. Bregu, për bashkëpunimin konstruktiv në këtë proces. Kjo është një tjetër dëshmi që procesi i integrimit Europian ka filluar të izolojë impulset negative të jetës politike shqiptare dhe se gjithpërfshirja, kompromisi, konsensusi nuk janë më nocione abstrakte në këtë pjesë të Evropës.

Lejomëni t’ju sqaroj dhe t’i bëj me dije opinionit publik, se çështja e marrjes se statusit nuk është aspak një çështje e mbyllur, ndonëse është një objektiv plotësisht i realizueshëm. Dhe kjo gjë është në dorën tonë. Është në dorën e këtij Kuvendi, si një platformë e vullnetit politik për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit Europian e modernizimit të atdheut tonë të përbashkët.

Nuk kemi mëkohë për të humbur. Kjo Rezolutë do të duhet të pasohet nga hapa konkretë e të përditshëm. Këto hapa do të dëshmonin se Kuvendi tashmëështënjë aktor fuqiplotë. Një aktor i pazëvendësueshëm në rolin e tij mbikqyrës e nxitës për zbatimin e reformave nga institucionet e zgjedhura prej tij.

Duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Progresit, qeveria ka miratuar një Plan Veprimi në fushat e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku janë shënuar disa arritje konkrete, si për shembull:

• aksioni kundër lojrave të fatit, i cili dha rezultate pozitive jo vetëm në luftën kundër paligjshmërisë së sipërmarrjeve, por edhe në luftën kundër pastrimit të parave.
• miratimi i paketës antikorrupsion dhe propozimi që korrupsioni të gjykohet si krim i rëndë.
• qasja e re etike që kjo qeveri ka demonstruar ndaj rasteve të pretenduara për abuzim me detyrën nga Prokuroria.
• fokusi ndaj sundimit të së drejtës në ekonomi, duke veçuar luftën kundër monopoleve, luftën kundër evazionit fiskal dhe kundër informalitetit në ekonomi.
• fillimi i punës në bashkëveprim me Komisionin e Venecias për reformën në drejtësi, nën dritën e angazhimeve të pritshme që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të bisedimeve për anëtarrësim me BE.

Po kështu, nisja e Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) BE-Shqipëri nën drejtimin e Kryeministrit Rama dhe Komisionerit të Zgejrimit Fyle, me pjësëmarrjen e anëtarrëve të kabinetit qeveritar, kryetares së komisionit parlamentar për Integrimin Europian, si përfaqësuese e opozitës dhe institucioneve të pavarura, ështëdëshmi e vullnetit më të qartë për të vijuar në mënyrë gjithpërfshirëse me përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të domosdoshme për fillimin e bisedimeve për anëtarrësim.

Të gjitha këto, së bashku me bashkëveprimin dhe partneritetin që kemi vendosur me institucione të specializuara ndërkombëtare, përbëjnë tregues të seriozitetit të reformave të ndërmarra, të cilat duam qëtë jenë të qëndrueshme dhe të prekshme për qytetarët shqiptarë.

Dhe ky është vetëm fillimi!Nuk ka vend për triumf, vetkënaqësi apo rrahje gjoksi. Sepse rruga jonë drejt anëtarësimit në BE, që në fakt nuk është gjë tjetër veçse transfomimi i plotëi Shqipërisë në një demokraci të konsoliduar dhe ekonomi tregu funksionale, është e vështirë, por krejtësisht e arritshme.
Sakaq, procesi i zgjerimit në BE, është aktualisht i mbushur me sfida, të cilat nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me ne. Këto sfida duhen kuptuar sidomos në kontekstin e situatës aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në BE, ku faktorë të brendshëm po bëhen gjithnjë e më të zëshëm në agjendën e zgjerimit.

Pavarësisht vështirësive të sipërpërmendura,vetërajoni është dëshmi e faktit se procesi i zgjerimit është ende gjallë dhe se anëtarësimi në BE mbetet e vetmja forcë shtytëse për transformimin e gjithanshëm demokratik dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Sot Kroacia është anëtare e BE-së. Mali i Zi është në procesin e bisedimeve për anëtarësim tëdy prej kapitujve më të rëndësishëm për procesin e shtet-ndërtimit demokratik.Serbia pritet të fillojë së shpejti bisedimet për anëtarësim. Kosova tashmë ka filluar bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, krahas procesit të liberalizimit të vizave.

Shqipëria, si i vetmi vend anëtar i NATO-s në rajon, pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, beson në një vendim mbështetes të Vendeve Anëtare të BE-së në Këshillin e Dhjetorit 2013, në lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vështirësitë e procesit nga njëra anë, dhe arritjet e fqinjëve tanë duhet tëna nxisin për përpjekje dhe reforma më të thelluara në mënyrë që hendeku mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE të ngushtohet. Dhe Shqipëria të jetë në vagonin e vendeve pararojë në këtë proces.

Është pikërisht ky kontekst rajonal që sot kërkon nga ne një udhëheqje largpamëse. Sot më shumë se kurrë duhet të demonstrojmëinteligjencë gjeopolitike dhe njëvision strategjik për të ardhmen, larg retorikësshterpe me të ashtuquajturën “albanofobi”, që errësoi perspektivën tonë Europiane.

Le të mos ngatërrojmë qëndrimet tona politike me mbështetjen konkrete që duhet të demostrojmë në vijimësi për procesin e integrimit europian! Prandaj, le të jetë Dhjetori 2013 muaji i promovimit të Shqipërisë, i promovimit të unitetit të klasës politike shqiptare për tëjetësuar një aspiratë të kahershme mbarëkombëtare. Dhe për të përgatitur hapat dhe punën kolosale që do të pasojë.

Sot, ne kemi në dorë që të shndërrohemi në zëdhënës reale të kësaj aspirate.Depolitizimi i procesit të integrimit europian, nuk është thjesht njëdëshirë e çastit, por nevojë jetike për cilësi më të mirë qeverisje dhe standarde më të larta jetese.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në detyrën e Ministrit të Punëve të Jashme, kam zhvilluar takime thuajse me të gjithë homologët nga Vendet Anëtare të BE dhe përfaqësues të Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe të disa prej Parlamenteve kombëtare. Gjatë këtyrë takimeve kam konfirmuar vullnetin e klasës politike shqiptare për ta konsideruar këtë proces si një objektiv madhor e me rëndësi kombëtare.

E në të njëjtën kohë, kam shprehur angazhimin tonë për realizimin e reformave kyçe dhe përgatitjen për fazën e re që pason statusin evendit kandidat. Po kështu, kam theksuar progresin e Shqipërisë gjatë 12 muajve të fundit, si dhe përpjekjet e rezultatet e qeverisë së re në fusha të rëndësishmë që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Në këtë këndvështrim, Raporti i Progresit është një pasqyrim i saktë dhe i qartë i gjendjes së përmbushjes së reformave përkatëse në vend. Po kështu, ai përbën një njohje të përpjekjeve dhe arritjeve të të gjithë shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit europian. E për të parën herë, hap perspektivën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim ne BE.

Mbështetja e Këshillit Europian të Dhjetorit 2013 për rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, do të krijojë premisat që Shqipëria të vijojë me vendosmëri në rrugën e reformave dhe gjithpërfshirjes politike, duke ndjekur shembullin pozitiv të Kroacisë. Kësisoj, do të ishte një sinjal pozitiv për ankorimin e të gjithë rajonit në rrjedhat europiane.

Sepse ne duam të ndërtojmë Shqipërinë Europiane si model frymëzimi, faktor paqeje dhe stabiliteti demokratik në rajon, që pasqyron vlerat dhe parimet e promovuara nga partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

Së bashku le të mundësojmë qe procesi i integrimit europian si një proces transformues i shoqërisë shqiptare, të shndërrohet në një histori suksesi për rajonin dhe BE-në.

Ju faleminderit!