Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Fjala e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati

Shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar z. Kukan.

Është kënaqësi dhe privilegj për mua që sot, të mbaj fjalën e hapjes me rastin e fillimit të ciklit vjetor të Akademisë Diplomatike.

Është kënaqësi gjithashtu për mua që z. Kukan i’u përgjigj pozitivisht ftesës sonë për të qenë i pranishëm me ne këtu. Them kështu sepse, tek rasti i zotit Eduart Kukan mund të them pa droje që është një ndër rastet e rralla që është një njohës shumë i mirë jo thjesht i politikës së jashtme, i zhvillimeve në rajon, por mbi të gjitha, është një mik i Shqipërisë.

Është një mik i Shqipërisë sepse në momentet më të vështira, i rezistoi me mjaft zgjuarsi dhe gjakftohtësi në të njëjtën kohë, faktit që nuk u bë pjesë për asnjë moment i lojërave tona politike , apo pjesë e lojës politike në Parlamentin Evropian kur vinte puna për qëndrime mjaft të matura dhe të esëllta, përsa i përket Shqipërisë dhe gjithashtu rajonit.Është një mik sepse ka mbi supe një eksperiencë të vyer, duke qenë se ka drejtuar diplomacinë sllovake për një kohë mjaft të konsiderueshme. Është një njohës mjaft i mirë i realiteteve të zgjerimit dhe unë shpreh bindjen se ai sot, do të ndajë me ne atë që njëherë e një kohë e thoshte shumë bukur edhe ish-Presidenti i  Komisionit Evropian, z. Romano Prodi.

Në fillim ishte Evropa e shpresës për zgjerimet që ndodhën gjatë kohës që ai ishte President i KE dhe tashmë, për shkak të fenomeneve të reja, Evropa e shpresës  është përballë rrezikut të frikës për atë diferencë që ka mes lodhjes nga zgjerimi dhe lodhjes nga reformat për fenomene të ndryshme me të cilat po përballet sot Evropa dhe për faktin se si mund t’u përqaset Ballkani këtyre fenomeneve.

Ne jemi me fat që e kemi z. Kukan këtu edhe për një fakt tjetër të rëndësishëm, sepse Parlamenti Evropian ka luajtur një rol shumë deçiziv përsa i përket procesit të zgjerimit dhe raporteve specifike me Ballkanin perëndimor edhe në kushte të vështira kur oreksi për zgjerimin nuk ka qenë ai që ne kemi dashur që të ishte.

Falënderoj edhe një herë që gjeti kohën të ishte mes nesh dhe i’u falënderoj edhe ju që jeni sot prezent.

Fjala e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, z. Ettore Sequi.

Do të doja të theksoja tre gjëra kryesore para se t’i japim fjalën z. Kukan.

Së pari, do të doja të theksoja që Evropa dhe Ballkani janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Për ata që e njohin rajonin, për Evropën ky rajon është shumë herë më stabël dhe është më i lumtur nga sa ka qenë më përpara. Por, pavarësisht kësaj, kjo kërkon akoma punë dhe duhet të plotësohet në kuadrin e punës në të ardhmen, sepse Evropa nuk është thjesht një çështje gjeografike, por procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe do të legjitimohet edhe në vitet në vijim.

Ndërkohë që pika e dytë e rëndësishme që do të doja të theksoja para jush ka të bëjë me diplomacinë parlamentare. Jam shumë i bindur që kjo demokraci, ka nevojë për një diplomaci të tillë.

Komenti i tretë  që do të doja të theksoja, ka të bëjë me një koncept i cili është shumë i rëndësishëm për Komisionerin Fyle, atë mbi fuqinë e transformimit.

Flas këtu për fuqinë e transformimit që kemi parë në të gjithë rajonin dhe po vazhdon në fakt në çdo vend anëtar të rajonit. Z. Kukan është një aktor shumë i rëndësishëm i kësaj fuqie transformuese, i procesit të integrimit Evropian. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij aktiviteti dhe që m’u kërkua të them dy fjalë para leksionit të z. Kukan.

Fjala e z. Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrdhëniet me Shqipërinë, Bosnje – Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Faleminderit shumë znj. Drejtoreshë,

Shkëlqesi,

Zonja dhe zotërinj.

Faleminderit shumë që më ftuat të mbaj këtë fjalë në këtë rast të veçantë.

Ndihem pak nervoz duke patur përballë kaq shumë personalitete, disa prej të cilëve i kam njohur edhe më parë, kam bashkëpunuar me ta edhe më parë. Ndiej një përgjegjësi gjithnjë e më të madhe për të thënë diçka të zgjuar për ju dhe shpresoj se ky do të jetë një shkëmbim shumë i këndshëm pikëpamjesh. Sigurisht do t’i lë kohë edhe pyetjeve më vonë. Para se të filloj të flas, do të doja t’u thoja se që sot në mëngjes, ne jemi të angazhuar në takime shumë intensive, fillimisht me ambasadorët e BE-së, pastaj  në një takim me kreun e shtetit, më pas me Kryeministrin dhe më shumë se një orë, me z. Basha.

Siç duhet t’a kuptoni, këto takime kanë qenë shumë intensive dhe ndoshta do t’u marr pak kohë me këtë fjalim, por besoj se nuk ka problem.

Unë nuk do të doja të përdorja termin “Ballkani Perëndimor”, por “Evropa Juglindore”. Pra, ç’farë është Evropa Juglindore për BE-në dhe e kundërta. Ç’farë është Shqipëria në procesin e integrimit evropian? Do të përpiqem të jem sa më shumë konkret që të mos u ha shumë kohë.

T’i kthehemi pak historisë në lidhje me kohën që zgjerimi i Evropës filloi me vendet e para që i përkisnin blloqeve të periudhës kur bota ishte e ndarë në dy blloqe.

Evropa Juglindore është një pjesë organike e Evropës, prandaj është e domosdoshme që të përfshihet ky rajon në procest e integrimit Evropian.

Unë do të përmendja takimin e Selanikut në 2003 ku për herë të parë të gjithë udhëheqësit nga ky rajon, pra nga Ballkani, të cilët ishin ftuar për të marrë pjesë në atë konference, përcaktuan perspektivën evropiane për Evropën Juglindore.

Në atë kohë, unë kam qenë Ministër i Jashtëm. Kam qenë i pranishëm në atë takim. Shqipëria përfaqësohej nga Kryeministri i asaj kohe dhe atmosfera atje ishte vërtet shumë miqësore.

Shtetet anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e tyre, ishin shumë të angazhuar për të bindur të gjithë personat nga ky rajon që të angazhoheshin në këtë proces integrimi dhe përgjithësisht, ajo ishte një konferencë shumë e këndshme dhe një fillim shumë i mirë për procesin i cili vazhdoi edhe më tej.

Në fakt, nuk ka qenë kaq e thjeshtë. Unë mbaj mend që kam marrë pjesë në Këshillin Evropian. Disa persona haruan se ç’farë ishte thënë atje dhe duhet të kujtoheshin. Bëhej fjalë për një premtim  të madh serioz nga vendet dhe politikanët e vendeve të tjera të BE-së dhe këto premtime, duhej të mbasheshin.

Sigurisht, kjo nuk është e lehtë. Të gjithë jemi politikanë dhe të gjithë e dimë këtë. Ne ndjemë përgjegjësinë për vendet e këtij  rajoni që në fakt e ndjenim se e ardhmja e tyre, i përkiste BE-së.

Unë jam i kënaqur që ky proçes po vazhdon mirë dhe po zhvillohet me disa rezultate konkrete. Ne jemi shumë të kënaqur që Kroacia është bërë anëtare e familjes Evropiane që nga korriku i këtij viti. Rëndësia e kësaj gjëje është sigurisht shumë planëshe. Në rradhë të parë, është mirë që të kemi një shembull që tregon se proçesi vazhdon dhe se anëtarësimi në të ardhmen në BE, është i mundur me kushtet që këto vende aplikante të përmbushin kriteret dhe kërkesat e përcaktuara.

Kjo, sigurisht ndihmon në besueshmërinë e BE-së sepse, në një farë mënyrë, ndonjëherë vihet në pikëpyetje për vendet e Ballkanit dhe ndonjëherë, për arsye të mirë na thuhet se jo në mënyrë të domosdoshme, ne po zgjasim këtë proçes sa herë që ju kërkohet për të bërë gjëra të caktuara.

Por, në fakt, për ne është shumë e rëndësishme që kur ju plotësoni këto detyra shtëpie që ju kërkohen, atëherë anëtarësimi në BE bëhet i mundur. Rëndësia e përfshirjes së Evropës Juglindore në BE, është e një natyre strategjike. Mendoj se sot, udhëheqësit e BE-së kuptojnë rëndësinë e përfshirjes së këtij rajoni, sepse ne të gjithë, kur i kthehemi historisë mund të gjejmë shembuj gjatë kohës së rënies së regjimit të Titos në ish-Jugosllavi dhe kujtojmë që shumë gjëra të pakëndëshme mund të ndodhin. Dhe është në interes të të gjithë Evropës për të ndihmuar stabilitetin, prosperitetin, sigurinë në Evropën Juglindore dhe kjo nuk është një gjë e vogël.

Mendoj se është një gjë e përcaktuar mirë në mendjen e politikanëve evropianë dhe se proceset  e zgjerimit do të vazhdojnë më tej, pavarësisht faktit që këtu apo aty ka deklarata të caktuara, ka thashetheme në lidhje me këto lodhje në procesin e zgjerimit. Unë nuk e di se kush duhet të ishte më shumë i lodhur nëse do të ishin vendet e BE-së, apo vendet e rajonit, apo në mënyrë reciproke ndodh në të dyja anët. Jo. Në fakt, nuk ka lodhje të asnjë lloji. Këto fjalë për lodhjen vijnë nga ata që nuk janë mbështetës të zgjerimit në të ardhmen të BE-së.

Vërtet që situata politike në vendet Evropiane përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që do të mbahet në maj të 2014, në fakt krijon disa sensibiltete në lidhje me situatën në përgjithësi sepse fatkeqësisht, aktualisht kemi shumë populistë në Evropë. Kemi populistë të mire, efektivë, të cilët po gjejnë mbështetje në disa vende, grupe të popullatave në vende të caktuara dhe mendoj se do të përpiqen që t’a përdorin çështjen e zgjerimit për të mbështetur filozofinë e tyre për zgjerime të panevojshme, për panevojshmërinë  e sjelles së personave të tjerë, të popujve të tjerë në këtë bashkim të madh.

Por unë mendoj se populizmi është një fenomen afatshkurtër. Ata mund të jenë efektivë për një periudhë të caktuar, por nuk mendoj se këto do të jenë përpjekje të qëndrueshme për të bindur popujt e tyre. Prandaj, po t’i kthehemi termit që unë përmenda më pare, që në fakt u përdor për herë të parë në Konferencën e Selanikut, perspektiva Evropiane, mendoj që ky argument vazhdon të jetë një argument shumë i fortë, një tërheqje shumë e fortë për vendet në rajon, pavarësisht të gjithë eksperiencave apo gjithçka që mund të thuhet në mënyrë kritike përsa kohë, apo negative, por jam i sigurt se e ardhmja Evropiane, anëtarësimi i këtyre vendeve në Evropë, është një situatë shumë tërheqëse dhe shtytëse për këto vende dhe duhet të përdoret ende, sepse e ardhmja evropiane, mendoj se për çdo vend dhe në çdo vend, vazhdon të jetë absolutisht e mbështetur nga shumica absolute e vendeve e popujve të cilët janë shumë pozitivë ndaj integrimit në këtë Evropë të bashkuar.

Në Shqipëri, unë e di se mbështetja nga gjithë popullsia për anëtarësimin është shumë e lartë, është vërtet e domosdoshme për të shërbyer si një forcë shtytëse për politikanët të cilët të mund të vazhdojnë më tej për zhvillmet e vendit në këtë drejtim.

Unë nuk flas shumë në mënyrë sistematike. Unë në fakt improvizoj në fjalët e mia ndaj, tregohuni të durueshëm me mua. Unë nuk dua të futem në hollësi në lidhje me integrimin Evropian në seicilin nga vendet e rajonit. Mendoj se nuk është e domosdoshme një gjë e tillë. Pra, le të përqëndrohemi në çështje të përgjithshme, le të flasim edhe për Shqipërinë. Mendoj se efektiviteti i anëtarësimit të vendeve në BE, është një argument, një instrument shumë i fortë, që duhet të përdoret në përcaktimin e politikave për rrugën në të ardhmen drejt BE-së,pra, përcaktimin e kësaj rruge drejt integrimit në BE.

Në këtë moment, jemi dy ditë pas publikimit të Progres Raportit të KE-së për progresin e realizuar në seicilin nga vendet aspiruese për në BE. Unë do të thoja se tendenca, prirja e përgjithshme është më e mirë po t’a krahasojmë situatën një vit më parë apo dy vite më parë, por megjithatë, në përgjithësi pas këtyre raporteve, gjithmonë mund të gjeni argumente sipas të cilave, proçesi është i ngadaltë apo mund të gjeni argumente që mund të thonë se proçesi po avancon. Kjo varet nga këndvështrimi nga i cili shikon këtë çështje, nëse doni të jeni pesimistë mund të gjeni argumenta negative për këtë gjë. Por, nëse doni të jeni optimist, të kujdeshëm, nuk do të doja t’a ekzagjiroja me optimizmin. Në fakt, optimizmi ju ndihmon që të jetoni më mire. Ndonjëherë, është e vështirë që të jesh optimist, por mendoj që këtë vit, panorama e përgjithshme e situatës është më pozitive. Të gjithë shpresojmë që Shqipëria do të fitojë  statusin e vendit kandidat. Po ju them që ne shpresojmë pra. Shpresa nuk është politikë por është një shprehje e një pozicioni të caktuar sepse kjo është ç’farë përfshihet në Progres Raportin, pra, Komisioni bën komentin në lidhje me statusin e vendit kandidat vetëm nëse qeveria do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Pra, ne mendojmë se Parlamenti, në mënyrë definitive duhet të mbështesë ambicjet e Shqipërisë për të marë statusin e vendit kandidat.

Unë personalisht mendoj se Shqipëria e meriton një gjë të tillë por duhet vërtet të studiohet me kujdes ç’do formulim në këtë Progres Raport sepse ç’do formulim, ç’do fjalë e thënë, eshtë shumë e rëndësishme dhe duhet të silleni në përputhje me ç’farë thuhet aty.

Pra, këto gjashtë apo shtatë javë përpara mbledhje së KiE-së, është e rëndësishme që të ofrojmë fakte të reja konkrete, prova për ata që do të tentojnë në një mënyrë tjetër të ndryshme sepse gjithmonë e kam thënë se Shqipëria ka humbur shumë kohë, kanë humbur dy vite tashmë, nuk duhet të ketë më humbje kohe në këtë drejtim dhe është shumë e rëndësishme që të ecet përpara me fitimin e statusit të vendit kandidat. Gjithashtu, është edhe një angazhim apo premtim nga qeveria e re për t’u përgatitur në mënyrë shumë të përgjegjëshme për negociatat në të ardhmen, si një vend kandidat e kështu me rradhë.

Pra, do të shikoni që proçesi do të jetë vërtetë shumë i vështirë dhe të gjitha përgatitjet e nevojshme duhet të bëhen me kujdes. Une flas në emër të përvojës që kam pasur si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, për gjithë proçesin e negocimit për integrimin në Evropë. Ne kemi pasur një ekip shumë profesionist që përfaqësonte vendin në këto negociata dhe ky ekip duhet të jetë i mirëinformuar, i përgatitur mirë për të qenë vërtet kompetent. Mbaj mend që në vendin tim, të gjithë ministritë e tjera dhe Ministria e Punëve të Jashtme, mendonin se në fakt, proçesi i negociatave kishte të mbënte vetëm me Ministrinë e Jashtme. Në fakt jo. Ç’do ministri duhet të marrë pjesë, secila ministri duhet të përgatisë departamentin apo ekipin që do të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në këto negociata, mund të jetë bujqësia e të gjithë ministritë me rradhë. Është një çështje e gjithë qeverisë, shoqërisë dhe unë do t’a këshilloja z. Bushati të bindë kolegët e tij në qeveri se ai nuk është i vetmi përgjegjës për këtë gjë por të gjithë kolegët e tjerë, sigurisht nën drejtimin tuaj. Pra, jam i sigurt që e tillë ka qenë situata në çdo vend dhe prandaj do t’u lutesha që të ishit vërtetë të përgatitur në mënyrë serioze për këtë proces, të mos prisni se do të jetë e lehtë.

Negociatat janë gjithmonë të vështira. Ato janë midis dy palëve dhe seicila palë ka argumentat e veta të forta dhe sigurisht ajo që ka argumentat më të forta do të fitojë. Prandaj, ju duhet të analizoni situatën, duhet të përcaktoni cilat janë interestat tuaja në një mënyrë shumë të përgjegjëshme dhe serioze dhe kur ju t’a dini këtë gjë, atëherë do të jetë shumë e rëndësishme.

Komisioni do të përdori lojra me ju. Ata do të përdorin marifete dhe prandaj ju nuk duhet t’u jepeni të gjitha sugjerimeve që ata mund tu bëjnë. Siç i’u thashë, bëhet fjalë për negocim në këtë rast. Është normale pra kur t’a dini se kjo është dëshira jonë, atëherë do të jeni të aftë për të mbrojtur argumentin tuaj dhe për të qenë të fortë në pozocionet tuaja për të bërë më të mirën sepse, në fund, argumentat janë ato që kanë rëndësi. Nuk është e nevojshme të ngrini zërin apo të bërtisni. Argumentat janë më të rëndësishme kur është fjala për realizimin e negociatave.

Pra, po e përfundoj këtë fjalë të shkurtër se unë besoj në procesin e zgjerimit, integrimit evropian dhe unë mendoj se kur flasim për avantazhet që ky proces duhet t’u japë juve, është e qartë por nga ana tjetër, duhet të jeni krenarë dhe gjithashtu të përdorni argumentin se anëtarësimi i ç’do vendi nga ky rajon në BE, është i rëndësishëm për BE-në,  është i rëndësishëm për familjen Evropiane. Ç’do anëtar i ri në familjen Evropiane, është një pasuri në këtë familje, pra, nuk është një proces i njëanshëm. Është e rëndësishme për të dy palët dhe të dy palët do të përfitojnë nga kjo gjë. Nganjëherë, njerëzit harrojnë dhe flasin vetëm për avantazhet për vendin në rajon apo për shtetet e reja që anëtarësohen dhe në fakt, duhet të jeni të gatshëm që të bindni anëtarët e tjerë të BE-së, që ju do të jeni një pasuri për BE-në, se ju jeni krenarë për historinë tuaj, për kulturën tuaj se edhe ju mund të jepni një kontribut të vlefshëm për pasurinë e BE-së dhe kjo është mënyra se si unë e shikoj integrimin Evropian. Ne kemi përgjegjësinë tonë në këtë process. Sigurisht nuk është vetëm Shqipëria që po shkon drejt BE-së . Kjo është një përpjekje e përbashkët. BE ndan përgjegjësinë për këtë proçes dhe për rezultatet e ketij proçesi në të ardhmen dhe prandaj duhet të jemi të besueshëm me partnerët tanë në këtë rajon dhe në rajonet e tjera se ndonjëherë ndodh që në të ardhmen besueshmëria e BE-së ka ndodhur që është vënë në pikëpyetje. Ndaj, duhet të kuptojmë se ky proçes është përfitues për të dy partnerët dhe të dy partnerët duhet të përdorin avantazhet e krijuara nga ky proces, avantazhe që procesi do të sjellë për të gjithë ne në të ardhmen.

Mbase nuk është një leksion shumë i sistemuar nga ana petagogjike por këto janë komentet e mia se kështu ndodh ndonjëherë kur improvizon. Gjithësesi, për mua ishte një surprizë shumë e mirë kur z. Bushati më ftoi të marr pjesë në këtë ditë të hapjes së vitit akademik të Akadamisë Diplomatike. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe që erdha dhe fola para jush.

Faleminderit shumë.