Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Të dashur miq,

Përvjetorët janë momente që duhen festuar. Por veç kësaj, janë edhe momente reflektimi mbi të shkuarën, të tashmen dhe më së tepërmi mbi atë çfarë do të vijë në të ardhmen. Dhe si në gjithë përvjetorët, ashtu edhe me përvjetorin e 65-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë, do të doja të merrja vetëm një moment për të reflektuar mbi të shkuarën që ne ndajmë bashkë dhe për të bërë një premtim për të ardhmen.

Me të vërtetë, ka kaq shumë histori mes nesh, saqë ky përvjetor i 65-të është jo më shumë se një datë e përcaktuar nga tekat e regjimeve dhe ideologjive të së shkuarës. Sepse 65 vite s’janë asgjë krahasuar me kohën shekullore që na ndërlidh sëbashku. Marrëdhënia jonë me Austrinë dhe populin austriak e ka definuar në shumë forma historinë dhe popullin shqiptar. Madje, që para se shteti shqiptar dhe ai austriak të ekzistonin në formën që ne i njohim sot, popujt tanë kanë qenë të lidhur. Ata tregtonin bashkë, lidhën aleanca mes tyre punuan bashkë.

Fakti që Perandoria Austro-Hungareze mbështeti fuqimisht pavarësinë e shtetit shqiptar është i gjithënjohur mes fëmijëve shqiptarë dhe po aq i rëndësishëm është edhe fakti se Austro-Hungaria ishte një nga dritaret kryesore mes së cilës zhvillimi dhe idetë evropiane prekën Shqipërinë në shekuj, duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Austria qëndron me ne tani, njëlloj si në të shkuarën e largët. Ndaj, unë i jam mirënjohëse për gatishmërinë pa kushte në periudhën e post-tërmetit të nëntorit, si dhe për mbështetjen e dhënë në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Mbështetja që Austria ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka qenë konstante dhe e pashoq. Ndoshta, sepse historia që ne ndajmë bashkë e lejon Austrinë ta kuptojë më mirë se vendet e tjera, se sa shumë populli ynë e do ëndrrën evropiane. E falënderoj Austrinë që na ka mbështetur vazhdimisht, që nga momenti që ne i hymë kësaj rruge në ditët e errëta të shembjes së komunizmit, si dhe për mbështetjen që ju na ofroni sot, ndërsa ne punojmë fort për të siguruar Konferencën tonë të parë Ndërqeveritare në 2021.

Marrëdhëniet tona ndërthuren në një gamë të gjerë fushash dhe sektorësh dhe kompanitë austriake janë një faktor tejet i rëndësishëm i ekonomisë sonë. Ndihma austriake ka qenë mjaft domethënëse dhe investimi i Austrisë mbi stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, veçanërisht mes 600 trupave që janë të dërguar në K4 në Kosovë, është një garanci për dedikimin serioz të Austrisë për ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor. Akoma edhe më afër në kohë, gjatë presidencës shqiptare të OSBE-së, ne ndërtuam edhe një bashkëpunim të shkëlqyer për t’ju qasur sfidave globale, që shqetësojnë dy vendet tona.

Unë vetëm shpresoj se kjo miqësi me themele kaq të forta e të hershme, do të thellohet edhe më në të ardhmen, mes bashkëpunimit tonë në diplomaci, kur Shqipëria të fitojë të drejtën për një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, – diçka që Austria e ka mbështetur thellësisht, – po ashtu edhe mes bashkëpunimit tonë në anë të tjera si në biznes, zhvillim, kulturë dhe edukim. Unë mund të garantoj nga ana ime se në të njëjtën frymë si gjithë paraardhësit e mi në këtë pozicion, ju do të gjeni në mua një mik dhe partner që thellësisht e vlerëson marrëdhënien e shkëlqyer që historia ka rezervuar për popujt tanë.