Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka kujtuar të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet.

Ministrja Xhaçka ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe disa foto të efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut.

Sipas kryediplomates, duke qenë kandidate për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, Shqipëria mbetet e përkushtuar për parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjen e krizave, si një dimension i ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.