Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Autoritetet shqiptare, mediat dhe opinioni publik kanë dënuar goditjen me armë në shtëpinë e familjes së gazetares Klodiana Lala, më 30 gusht 2018.

Autoritetet shqiptare, së bashku me Unionin e Gazetarëve dhe Shoqërinë Civile Shqiptare kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar një hetim të plotë mbi të gjitha motivet e kësaj ngjarje si dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë. Procesi i hetimit tashmë ka filluar.

Shqipëria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe mbështetjen e lirisë së medias, sepse media e lirë dhe e pavarur përbën një shtyllë mbështetëse për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe progresin e përgjithshëm të vendit tonë.