Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në vazhdën e takimeve në Luginën e Preshevës, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, duke përfshirë rëndësinë e mjedisit të sigurtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në institucione shtetërore pa dallim të etnisë dhe adresimin e duhur të çështjes së pasivizimit të adresave në Preshevë, Bujanoc e veçanërisht në Medvegjë.

“Si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren.” – theksoi Cakaj në një reagim në Facebook.