Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Homologët diskutuan veçanërisht mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në rrafshin shumëpalësh.

“Së pari, falënderues për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.” – u shpreh Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Më tej, të dy ministrat biseduan në lidhje me mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm të OSBE-së që organizohet nga Shqipëria, si kryesi e radhës.

“Mirënjohje Estonisë jo vetëm për mbështetjen politike për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, por edhe gatishmërinë për ndihmë teknike për skuadrën e diplomatëve të përfshirë në këtë ndërmarrje.” – përfundoi Kryediplomati Cakaj reagimin.