Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Gjatë qëndrimit në Mynih, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi takime me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Takimet patën si temë qendrore diskutime mbi prespektivën evropiane të dy vendeve dhe reformat e ndërmarra në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryediplomati Cakaj u shpreh në një reagim në Facebook se bashkëfolësit këmbyen mendimet e bashkërenduan qëndrimet për punën para vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie të veçantë për nxitjen e reformave të brendshme dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi!”- përfundoi statusin e tij në facebook Ministri në Detyrë Cakaj.