Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati priti sot në një takim Presidenten e  Senatit të Holandës, Ankie Broekers-Knol, dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Ministri Bushati nënvizoi se përmbushja e rekomandimeve është vullnet i qeverisë  jo vetëm në kuadër të integrimit, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit.

Nga ana e saj, Presidentja Broekers-Knol u shpreh e kënaqur nga vizita e saj në Shqipëri dhe theksoi se vizita e saj jep një mesazh të qartë se Holanda është e bindur se Shqipëria është një vend evropian dhe me një të ardhme të qartë evropiane. Qëndrimi i Holandës për çështjen e hapjes së negociatave është një mundësi  e mirë për të nxitur Shqipërinë të vijojë rrugën e nisur të reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Holanda e vlerëson shumë gatishmërinë e Shqipërisë për bashkëpunim në të gjitha fushat. Ministri Bushati dhe Presidentja  Broekers-Knol ranë dakord që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave do të vijojë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve tona në fushat me interes të përbashkët.

dasgdasdgasi