Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

 

Gazetari: Mirmëngjes Ministër. Çfarë mendoni për perspektivat e integrimin në BE të Shqipërisë?

Ministri Bushati: Mendoj se kemi bërë një progres të konsiderueshëm gjatë muajve të fundit dhe tani ka një horizont të qartë për Shqipërinë, por edhe për fqinjin tonë. Ka edhe një afat kohor. Kemi filluar procesin screening i cili do të na japë mundësi të medha për transformimin e institucioneve tona dhe për reformat. Pjesëmarrja në “formatin Gymnich” është gjithashtu një mundësi e mirë, sepse sot do të diskutojmë për efektet e multilateralizmit, si edhe për mjedisin e sigurisë në rajonin tonë duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit pas marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjet e tjera me peshë në rajonin tonë.

Gazetari: Çfarë mendoni për idenë e “shkëmbimit të territoreve” ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë

Ministri Bushati: Së pari është e rëndësishme të inkurajohet vijimi i procesit të dialogut midis dy presidentëve. Është një proces shumë i dhimbshëm dhe delikat, i cili po lehtësohet nga BE dhe Përfaqesuesja e Lartë Mogherini. Është gjithashtu e rëndësishme të risihihet angazhimi i të dyja palëve dhe çfarë eshte arritur në këto procese sidomos në fushat që lidhen me energjinë, konektivitetin, njohjen reciproke të diplomave, tarifat e roamingut, të cilat në një farë mënyre po e mbajnë “peng” jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por tërë rajonin. Po aq e rëndësishme është të inkurajohet ky proces që me shpresë do të finalizohet me marrëveshje reciproke njohjeje dhe marrëveshje të detyrueshme ligjore që do të ofrojë ml shumë stabilitet demokratik në gjithë rajonin tonë. Rikonfirmimi përmes këtij procesi i shtyllave kryesore të angazhimit dhe parimeve të familjes euroatlantike në rajonin tonë është gjithashtu i rëndësishëm.